Drejtonte makinën pa patentë, arrestohet sarandioti
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë, arrestuan në flagrancë shtetasin I. S., 42 vjeç, banues në Sarandë.
Ai u arrestua pasi u konstatua duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.