Thoma Korini: Pse bashkia Sarandë do të kushtëzojë lëvizjen e makinave me një lëvizje nga rruga Butrinti – Çukë

Vendimi i Bashkisë Sarandë lidhur me qarkullimin e automjeteve nga ” Hotel Butrinti” deri në Kanal të Çukës është bërë i ditur ditën e djeshme.

Thoma Korini, specialist i Transportit dhe i Sinjalistikës në Bashkinë Sarandë, në një intervistë për Sarandalife është shprehur:

“Qarkullimi në këtë aks rrugor do të kryhet vetëm me një sens lëvizjeje, vetëm vajtje dhe autobusat e linjës rrethqytetëse Sarandë-Ksamil-Butrint do të lëvizin në itinerarin Sarandë-Metoq-Çukë-Kanali i Çukës-Ksamil-Butrint.”.

Për arsye të punimeve përfundimtare në rrjetin kryesor të kanalizimeve të ujërave të zeza në Rrugën “Butrinti” është urdhëruar ky pezullim i qarkullimit të të gjitha automjeteve dhe lejohet qarkullimi me sens lëvizjeje vetëm vajtje.

Ky ndryshim në qarkullimin e automjeteve do të aplikohet prej datës 8 nëntor deri më 15 dhjetor 2021 dhe do të shoqërohet me ndryshimet përkatëse edhe në sinjalistikën rrugore në këtë aks.