VIDEO/ Aktori nga Saranda tallet me Bashën: Beteja sapo ka filluar

Aktori i humorit, Albano Bogdo, ka ironizuar Lulzim Bashën, i cili po shkon nga humbja në humbje. Më e fundit, ishte humbja në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit ku PD-ja e Bashës u rendit e treta.

Por pas kësaj, Bashës i kanë dhënë ‘shuplaka’ edhe të vetët, të cilët nuk e pranojnë më si kryetar. Aktori Albano Bogdo ironizon Bashën i cili nuk pranon asnjë humbje në jetën e tij.

Bogdo ka publikuar një video duke thënë se ‘mua nuk më kanë qëluar kurrë me shpullë në jetën time’, ndërkohë dikush e qëllon, por ai nuk e pranon.