15 raste të reja me COVID-19, shkon në 212 numri i të infektuarve në Shqipëri

Konfirmohen 15 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri duke e çuar në 212 numrin e të infektuarave në total në të gjithë vendin.

Ndërkohë në total janë 40 të shëruar, 7 vetëm në 24 orët e fundit, mes të cilëve janë edhe dy mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi”.

Në total nga bluzat e bardha, janë 8 të shëruar.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetsisë.

Shkon në 212 numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri, me konfirmimin e 15 rasteve të reja. Harta e të infektuarve është zgjeruar, me zbulimin e një rasti në Mirditë.

Në 24 orët e fundit janë testuar 111 persona të dyshuar dhe deri në këto momente janë testuar 1436 raste të dyshuara.

Në shërbimin Infektiv aktualisht janë 76 të shtruar. 6 prej tyre janë në terapi intensive, nga të cilët 4 janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Deri tani kemi 40 të shëruar pas testeve të kontrollit të kryera kanë rezultuar negativë, ndërsa kanë humbur jetën 10 persona.

Harta e të prekurve nga COVID-19 është shtrirë tashmë edhe në Mirditë dhe zgjerohet në Tiranë, Fier dhe Durrës.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 121 raste
– Durrës 12 raste
– Lushnje 4 raste
– Elbasan 5 raste
– Fier 22 raste
– Kavajë 4 raste
– Rrogozhinë 2 raste
– Korçë 12 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 5 raste
– Lezhë 5 raste
– Berat 1 rast
– Has 2 raste
– Krujë 5 raste
-Tropojë 3 raste
– Pukë 3 raste
– Mirditë 1 rast