Gjirokastër, policia prangos nipin e kreut të PD-së, Dasho Alikos

Në operacionin ku u arrestua Henri Çili, kanë përfunduar në pranga edhe disa persona të tjerë.

Raportohet se një prej tyre është edhe Amarildo Aliko, nip i ish-kryekomunarit të Lazaratit dhe aktualisht kreu i PD-së së Gjirokastrës, Dash Aliko.

Atij i janë gjetur në banesë edhe armë e municione, gjatë momentit të arrestimit.

Ndërsa një tjetër i arrestuar është edhe avokati Ilir Korbi, drejtori juridik i UET.

Ai shërben edhe si pedagog pranë këtij universiteti.

Bashkë me Korbin janë shoqëruar edhe disa persona të tjerë, të cilët kanë qenë në tavolinë me të.

Dyshohet se të arrestuarit kanë ndikuar tek gjyqtarët për lirimin e të arreatuarve të Lazaratit.