Tragjike: 21-vjeçari shqiptar humb jetën në Greqi
Ky është Erdi Rushitaj, 21-vjeçari shqiptar që së bashku me shokun e tij grek Mateos Karagiannakis 17 vjeç humbën jetën në një aksident tragjik në ishullin e Kretës në Greqi.
Dy të rinjtë udhëtonin me motor, që drejtohej nga 21-vjeçari shqiptar, kur mjeti humbi kontrollin dhe u përplas me shtyllën e dritave në anë të rrugës.
Si pasojë e përplasjes së fortë, Erdi Rushitaj humbi jetën menjëherë, ndërsa 17-vjeçari ndërroi jetë pasi ishte transportuar në spital.
Erdi dhe Mateo ishin dy të rinj të njohur në zonën ‘Polydroso Gazi’ të Kretës, aty ku ndodhi aksidenti.
Pas përplasjes fatale, në vendin fatkeq shkuan miq, të afërm dhe të njohur të dy të rinjve për të vendosur lule e ndezur qirinj në kujtim të Erdit dhe Mateos.