Digjet një makinë gjatë natës në lagjen nr.1 në Sarandë

Një automjet është përfshirë nga flakët gjatë natës në Lagjen nr. 1 në qytetin e Sarandës.

Ende nuk janë përcaktuar shkaqet e zjarrit.

Fatmirësisht flakët të cilat kishin përfshirë automjetin janë shuar në kohë të shpejtë, duke evituar kështu djegien totale të mjetit, por edhe përhapjen e zjarrit në zonën përreth