Edhe dy tendera për Kardhiq – Delvinë: 23.6 milionë euro shtesë që aksi të përfundojë

Aksi rrugor Kardhiq-Delvinë kërkon të tjerë fonde për t’u përfunduar, ndërkohë që 3 ditë përpara mbylljes së vitit 2021 Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur 2 procedura tenderuese mbi kufirin e lartë monetary, me fond limit total prej 2.85 mld lekësh apo 23.6 mln euro, pa TVSH. 1 prej tenderëve përfshinë lotin 8 të kësaj rruge dhe parashikon sistemimin dhe rivitalizimin e skarpateve, me një vlerë prej 1.44 mld lekë apo 11.97 mln euro.

Ndërkohë që, tenderi i dytë ka një fond limit prej 1.41 mld lekësh apo 11.65 mln euro dhe  parashikon përfundimin e punimeve në segmentet rrugore Ura e Kranesë Qafë Botë, Ura e Kranesë Ura e Gajdarit dhe përmirësimi i segmentit rrugor Shijan- Ura e Gajdarit, që janë pjesë e këtij projekti.

Ndërkaq, një tjetër procedurë tenderuese për këtë aks rrugor ka përfunduar pranë Komisionit të Prokurimit Publik, teksa konsorciumi i 2 kompanive kundërshton vendimin e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, duke kërkuar anulimin e tij.