Dhunoi nënën e tij, policia Sarandës vë në pranga 31- vjeçarin

Komisariati i Policisë Sarandë njofton se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin T. M., 31 vjeç, banues në Sarandë.

Arrestimi i tij u krye pasi, sipas Policisë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, përfundon komunikata e Policisë.