Një jetë dedikuar Butrintit, kapiteni Sokol Xhuvani i jep fund futbollit të luajtur

Pas shume vitesh së luajturi futboll me ekipin e zemrës së tij, Sokol Xhuvani, ka vendosur të largohet futbolli i luajtur.

Faqja e tifozerisë së Butrintit përmes një postimi shkruan:

“Sokol Xhuvani var këpucët në gozhdë në moshën 33 vjeçare.

Për të gjithë ata që nuk e dinë, mbrojtësi prej vitesh luante me gjilpëra për të bërë realitet ëndrrën e qytetit, rikthimin në Kategorinë e Parë.

Koli lozi për vite me radhë për ekipin e qytetit tonë, duke qenë pjesë konstante e formacionit titullar nga ngjitja në Kategori, pretendimi për Superligë (pjesë e një grupi lojtarësh që sot luajnë në Superligë dhe në liga kryesore të Europës) deri në pikat më të ulëta të Butrintit, aty ku kapiteni luftoi me mish e me shpirt për ta ringjitur klubin aty ku I takon.

Me ikjen e kapitenit Xhuvani, përfundon dhe epoka e elitës së sarandiotëve që kontribuan për Butrintin në ligat e larta të futbollit shqiptar (Muço, Kola, Papa, Xhibro, Rugji, Nelaj, Sejdinaj, Dorti, Myrtaj, Batha).

Shënim (Kapiteni i tanishëm Barka nuk ishte pjesë e lojtarëve që ngjitën Butrintin në Kategorinë e Parë 2010-2011)

Faleminderit Capitano!”, përfundon postimi i tyre.