Delvinë: Invalidit i ndëpresin kempin, marrin borxh për ilaçe e bukë. Po me se ti paguajnë? 

Renato Mehmeti është 50 vjeç nga Delvina. Që kur Renato pësoj paralizë disa vite më parë, jetesa e tij ndryshoj.

Me statusin e invalidit ai jo vetëm e pati të pamundur të punonte por dhe as nuk mund të qëndronte vetëm. Pas divorcit 50 vjeçari jeton me dy prindërit e tij të moshuar.

Shteti është i pari që duhet ti vijë në ndihmë në këto kushte, por ka ndodhur e kundërta. Edhe 5 mijë lekë që mori për pak muaj si ndihmë iu ndërpre.

“Thonë që i kemi dërguar dokumentet në Tiranë. Por kam dy muaj pa marrë lekë” tregon ai.

Ushtrimet mungojnë dhe shiu futet brenda. Por nëna mundohet ti sigurojë se paku një kafshate për të ngrenë.

Thonë se kanë marrë borxhe për të ngrënë e për ilaçe e nuk dinë me se ti paguajnë.

Familja Mehmeti apelin e drejton ndaj institucioneve, jo për favorizime por për ndihmën që atij i takon me ligj.