Shpallet fituesi që do të ndërtojë rrugën lidhëse me Kardhiq-Delvinë me 1 mln euro

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur fituesin e një prej rrugëve të Kardhiq-Delvinë me 1.1 mln euro kosto. Fituesi është shpallur bashkimi “COBIAL SHPK” &“BILGIN TAAHHUT INSAAT MADENCILIK SAMAYI VE TICARET LTD” & “INFRATECH SHPK” & “ARKIMADE SHPK”, një ofertë 134.5 milionë lekë nga 164 milionë lekë që ishte fondi limit për këtë procedurë, në konkurrim me 4 kompani gjithsej.

Specifikisht fituesi do të ndërtojë rrugën e Fushë-Bardhës për 7 muaj e 10 ditë, që lidhet me Kardhiq-Delvinë.

Kompanitë që morën pjesë në procedurë ishin “Alba Konstruksion SHPK” & “ARENA MK SHPK” me një ofertë 113 milionë lekë, por që ARRSH nuk e ka pranuar ofertën e tyre për mosparaqitje të dokumentacionit të plotë.

Dy operatorët e tjerë që kanë marrë pjesë në garë janë BOE “METEO” SHPK & “SHPRESA AL” me një ofertë rreth 125 milionë lekë dhe BOE “HASTOÇI SHPK” & “ZEQILLARI SHPK” me vlerë 141 milionë lekë.

Për këta dy operatorët e tjerë nuk është dhënë ndonjë shpjegim lidhur me s’kualifikimin dhe cilat kanë qenë mangësitë që janë hasur në procedurë.