Delvinë dhe Finiq, nis vaksinimi i mësuesve

Ditën e sotme Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Delvinë ka filluar vaksinat për mësuesit e Gjimnazit “Sulejman Delvina”.

Stafi i shkollës ka marrë ditën e sotme dozën e parë të vaksinës, ndërkohë procesi i vaksinimit do të vijojë edhe për 170 mësues të shkollave në bashkitë Delvinë dhe Finiq.