Maratona Kombëtare e notit: Notari i Butrintit Ediliano Huna renditet i pari

Është zhvilluar ditën e sotme në Sarandë Maratona Kombëtare e Notit me pjesëmarrje të ekipeve Butrinti, Vllaznia, Te Stela – Tiranë dhe Vlora Not Sport.

Vendin e parë në këtë Maratonë e zuri notari i ekipit Butrinti të Sarandës Ediliano Huna.

Ndërsa notarja Eklea Omeri e Butrintit zuri vendin e dytë për femra.