Çelet në Sarandë Simpoziumi i parë Ndërkombëtar i Artit, Gurma uron pjesëmarrësit

U çel në Sarandë Simpoziumi i Parë Ndërkombëtar i Artit “Saranda Art Days” organizuar nga Qendra “Tirana Art”, me mbështetjen e Bashkisë Sarandë dhe të “Bouganville Bay” Resort, me pjesëmarrjen e 30 artistëve të shquar nga 14 vende të ndryshme të rajonit dhe botës, të cilët nëpërmjet punimeve të tyre përveç përçimit e shkëmbimit të vlerave më të mira traditës artit e kulturës, së vendeve nga të cilët vijnë, do të ndikojnë edhe në promovimin më të mirë të Sarandës si destinacion turistik.

Në një postim në rrjetet sociale kryebashkiaku Adrian Gurma ka publikuar pamjet nga organizimi, duke iu uruar suksese të gjithë artistëve pjesëmarrës.

“Çelëm Simpoziumin e Parë Ndërkombëtar të Artit “Saranda Art Days” ? organizuar nga Qendra “Tirana Art”, me mbështetjen e Bashkisë Sarandë dhe “Bouganville Bay” Resort, me pjesëmarrjen e 30 artistëve të shquar ?‍??‍? nga 14 vende të ndryshme të rajonit dhe botës, të cilët nëpërmjet punimeve të tyre përveç përçimit e shkëmbimit të vlerave më të mira traditës artit e kulturës, së vendeve nga të cilët vijnë, do të ndikojnë edhe në promovimin më të mirë të Sarandës si destinacion turistik.

Krijimtari të mbarë artistë?”, shkruan Adrian Gurma.