Adrian Gurma takim me ambasadorin e OSBE Vincenzo Del Monaco: Ja çfarë u diskutua

Ambasadori i OSBE, Vincenzo del Monaco, u prit ditën e sotme nga Kryebashkiaku Adrian Gurma.

Ai e njohu kryetarin e Prezencës së OSBE me profilin turistik të Sarandës dhe me ofertën cilësisht më të mirë të sezonit “Verë 2021”dhe se çelja e këtij sezoni u bë në praninë e disa ambasadorëve të Europës në Shqipëri dhe se mesazhi i tyre “Edhe këtu është Europë”, ishte motivues për më tej.

Kreu i Prezencës së OSBE prezantoi priotitetet e organizatës që përfaqëson, me fokus sigurinë në disa elemente themeltare të të drejtave njerëzore.

Ai u ndal në nevojën për të forcuar punën e këshillave të sigurisë funksionale në çdo bashki, me mbështetjen e OSBE, që i jep përparësi pjesëmarrjes së qytetarëve e sidomos të rinjve në këto këshillat lokale të sigurisë.

Takimi me ambasadorin e OSBE, shërbeu për të përmirësuar qasjen në qeverisjen vendore, referuar eksperiencës dhe ekspertizës që OSBE ofron edhe për çështje të sigurisë dhe mjedisit.

“Me shumë kënaqësi prita sot në një takim Kreun e Prezencës së OSBE në Shqipëri,Ambasadorin z.Vicenzo Del Monaco,me të cilin diskutuam mbi prioritetet e punës në vendin tonë, të organizatës që ai përfaqëson, shkëmbyem mendime, mbi objektivat, arritjet dhe angazhimet e bashkisë, si dhe u angazhuam mbi mundësi të tjera për bashkëpunim të mëtejshëm në të ardhmen”, shkruan kryebashkiaku Sarandës Adrian Gurma. /Sarandanews.com/