Ambasadorja e Greqisë në Tiranë Sofia Filippidou vizitë në bashkinë Finiq
Ambasadorja e Greqisë në Tiranë, Znj. Sofia Filippidou, ishte në zyrat e Shoqatës Kulturore “Agios Kosmas”, ku pati rastin të bisedonte me Kryetaren e Shoqatës, znj. Aneta Gudi si dhe me Kryetarin e Bashkisë së Finiqit , z. Kristo Kiço.
Gjatë vizitës së saj, Znj. Ambasadore u shoqërua nga Kryetari i Bashkisë Z. Kiço në Qendrën Kulturore “Katina Pappa” në Livadhja, e cila u përfundua përmes programit ndërkufitar “Rhythm”.
Më pas, Ambasadorja, e shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë z. Kiço dhe kryeplaku i fshatit ,z. Pavllo Taçi, vizitoi djepin e kulturës së zonës, fshatin e Dhrovjanit.
Atje ajo mundi të eksploronte monumente që pasqyrojnë madhështinë e trashëgimisë sonë kulturore ndër shekuj.
Dhrovjani është një pikë referimi trashëgiminë tonë prandaj është parashikuar ngritja e një Muzeu të Kulturës si dhe bëhen përpjekje për ndërtimin e rrjetit të ri rrugor.
Vlen të përmendet se projektet janë jetike dhe do të mbështesin shumë zhvillimin e turizmit dhe rivitalizimin e trashëgimisë sonë kulturore, natyrisht edhe brenda kuadrit të projektit MileSTONES III.
Në fund, Kryetari i Bashkisë Finiq falënderoi Ambasadoren Znj. Filippidou, për diskutimin konstruktiv.