Shpërndante kokainë dhe kanabis nëpër Sarandë, bie në prangat e policisë 42 vjeçari me precedentë të mëparshëm kriminalë

Sarandë/Goditet një rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

Arrestohet në flagrancë një 42-vjeçar me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve, i cili posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike kokainë dhe kanabis.
Sekuestrohen lëndë narkotike kokainë dhe kanabis, 1 aparat celular dhe 1 motomjet.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të goditjeve kundër aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, arrestuan në flagrancë shtetasin:
K. K. alias D. K., 42 vjeç, banues në ne Ksamil, Sarandë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Arrestimi i tij u bë pasi është kapur në flagrancë, nga shërbimet e Policisë, duke shpërndarë lëndë narkotike kokainë dhe kanabis në zonën e Ksamilit.

Gjatë kontrollit fizik dhe atij në banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike të dyshuar kanabis, një sasi me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, një pjesë e saj e ndarë në doza gati për shitje, 1 aparat celular dhe 1 motomjet.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.