VIDEO/ Aksioni “Bregdeti Ynë”, vijon prishja e objekteve pa leje në Ksamil

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka vijuar sot prishjen e objekteve pa leje në Ksamil.

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur fazën e dytë të aksionit “Bregdeti Ynë”, për pastrimin e bregdetit nga objektet e paligjshme.

“Faza e dytë e aksionit “Bregdeti ynë”, vijoi sot në Ksamil, pas Sarandës, dy ditë më parë”, bën të ditur IKMT.

Në fazën e parë të operacionit “Bregdeti ynë” që nisi në muajin qershor, u shembën mbi 130 ndërtime pa leje, u vendosën rreth 132 milionë lekë gjoba për 86 subjekte, si dhe u arrestuan e u ndoqën penalisht dhjetëra persona.

Tashmë operacioni është rikthyer në fazën e dytë dhe vazhdon në të gjithë vijën bregdetare.