Vlora në flak, deputeti i PS dhuron show me zjarrëfikëset: U kam dhënë për të pirë ujë falas…

Qarku i Vlorës prej disa javësh është përfshirë nga flakët ku shumë pyje, shume prodhime tē fermerëve janë djegur dhe dhejtra banesa janë në rrezik.
Lufta me flakët vazhdon dhe të vetmit që po sakrifikojnë me mjete qesharake janë punonjësit e zjarrëfiksëve dhe forcat e armatosura.
Ndërkohë që i gjithë shteti duhet të jetë në krah të tyre dhe ti mundësojë kushtet dhe mjetet e duhura, ka dhe deputet që mundojnë të shfrytëzojnë këtë situatë për marketing personal.
Si psh rasti i deputetit të Vlorës Vullnet Sinaj, i cili dhe pse ky qark ndodhet nën flak ai nuk është parë për asnjë moment në terren, pasi siç duhet duhet të jetë me pushime.
Ndërkohë që ndodhet me pushime dhe i pashqetësuar për fatin e qytetarëve që e kanë votuar, Sinaj përmes Big Market ku ai është pronar ka bërë një veprim të cilin e ka shpërndarë si një gjest të madh, ndërkohë që është e turpshme dhe ofenduese për forcat e armatosura dhe zjarrëfikset.
U ka shpërndarë ujë për të pirë falas dhe këtë veprim e ka publikuar me krenari tpë madhe.
Komentet bëjeni vet… /Sarandanews.com/