Adrian Gurma: Rama do na bënte reklamë po të mbledhi plehra dhe në Sarandë 

Kryebashkiaku i Saarandës, Adrian Gurma i ftuar në emisionion ”Ora Verore”, u pyet ndër të tjera edhe sesi ndihet nëse kryeministri Edi Rama do të postobte video duke pastruar plehrat në Sarandë, ashtu siç bëri edhe në Vlorë.

Sa socialist ndiheni dhe sa socialist do ndiheni nëse Kryeministri Rama do të vinte në Sarandë, dhe do postonte një video duke pastruar plehrat?

“Do të ishte një reklamë e shtuar për Sarandën sepse do të ishte ndërgjegjësimi që duhet të kenë qytetarët dhe i gjithë komuniteti.

Jemi shumë të angazhuar në këtë sfidë dhe do prisnim jo vetëm nga kryeministri Rama, por edhe nga ju”, u shpreh Gurma.