“Grabitja e Gjirit të Kakomesë”, banorët e fshatit Nivicë çojnë në SPAK Andrin Dhimën, Shaban Meminë dhe biznesmenin e njohur

Banorët e fshatit Nivicë nuk heqin dorë nga beteja për të fituar të drejtën e tyre mbi pronat që pretendojnë në gjirin e Kakomesë.

Pas denoncimit në Prokurorinë e Sarandës një vit më parë, që mesa duket nuk ka dhënë asnjë rezultat, banorët e fshatit mbi gjirin piktoresk që prej disa vitesh qëndron i mbyllur, i janë drejtuar Prokurorisë Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Të kallëzuar në SPAK për një sërë veprash të ndryshme penale si “shpërdorim detyre” dhe “falsifikim dokumentesh”, janë ish-zyrtari i Partisë Demokratike, Shaban Memia, biznesmeni Luan Leka dhe dy persona të tjerë, ndër ta Andri Dhima drejtor i AKSH në Sarandë.
Kallëzimi është bërë në datën 17 korrik nga kryetari i fshatit, Stefan Llambri dhe banorët e Nivicës që pretendojnë se personat e paditur i kanë grabitur rreth 20 hektar tokë.

Të kallëzuarit janë:

1. Luan Sami Leka, banues ne Elbasan, kallëzuar për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve, vjedhjes me anën e mashtrimit të pronës private dhe shtetërore dhe korrupsionit.

2. Shaban Memia, banues në zonën e 21 Dhjetorit, në cilësine e drejtuesit të Aluiznit Tiranë. kallëzuar për veprën penale të korrupsionit, falsifikimit të dokumenteve dhe shpërdorimit të detyrës.

3. Dritan Çela i akuzuar për veprën penale 56 e falsifikimit të 15 dokumenteve, vjedhjes me anën e mashtrimit të pronës private dhe shtetërore dhe korrupsion.

4. Andri Dhima me detyrë funksionale drejtor në ASHK Sarandë, i akuzuar për veprën penale shpërdorim detyre dhe ndikim i paligjshëm.