Konispol, nis shtrimi i rrugës Xarrë – Vrinë

Bashkia e Konispolit në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit kanë nisur shtrimin e rrugës Xarrë – Vrinë.

Përmes një njoftimi bashkia e Konispolit ka kërkuar nga banorët e këtyre njësive administrative që të shmangin lëvizjen me makina deri më datë 24 nëntor.

“Njoftohen të gjithë banorët e Bashkisë Konispol në veçanti ata të Njësisë Administrative Xarrë,se prej datës 18.11.2021 deri më datë 24.11.2021 do të ketë kufizime të lëvizjes së automjeteve në aksin rrugor Xarrë – Vrinë për shkak të punimeve që kryhen”, thuhet në njoftim. /Sarandaneës.com/