Varianti “Delta”, 5 raste pozitive në Sarandë gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

Muaji Gusht është muaj i hapur i vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 2183 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 200 qytetarë, në këto bashki: 45 raste në Shkodër, 20 në Durrës, 16 në Lezhë, nga 14 raste në Tiranë, Pogradec, 12 në Malësi e Madhe, 10 në Divjakë, 9 në Vlorë, nga 7 raste në Gjirokastër, Lushnje, nga 5 raste në Sarandë, Mallakastër, nga 4 raste në Librazhd, Kavajë, nga 3 raste në Vau i Dejës, Kukës, Kurbin, Fier, Tepelenë, nga 2 raste në Peqin, Përmet, nga 1 rast në Has, Mirditë, Dibër, Libohovë, Dropull, Memaliaj, Korçë, Berat, Elbasan.

Aktualisht janë 2,981 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 47 pacientë. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë një qytetar 53 vjeç nga Tirana dhe një qytetar 80 vjeç nga Elbasani. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllime familjarëve.

Janë shëruar 27 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,700 që nga fillimi i epidemisë.

 

Statistika (16 Gusht 2021)

 

Raste të reja ditore 200

Të shëruar në 24 orë 27

Të shtruar në spitale 47

Humbje jete në 24 orë 2

Testime ditore 2183

 

Testime totale 959,984

Raste pozitive 136,147

Raste të shëruara 130,700

Raste Aktive 2,981

Humbje jete 2,466

 

 

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

 

Tiranë 1078

Shkodër 440

Fier 309

Vlorë 281

Elbasan 183

Durrës 180

Lezhë 169

Gjirokastër 97

Berat 84

Korçë 68

Kukës 57

Dibër 35