Kryeministri Rama pushon në jug, fotografohet me familjen në Vuno

Jemi në muajin më të nxehtë të vitit, kur pushues vendas dhe të huaj zgjedhin jugun për të kaluar këto ditë ‘përvëluese’.

Edhe Kryeministri i vendit, Edi Rama ka zgjedhur pikërisht fshatin e mrekullueshëm të Vunosë për të shijuar pushimet me familjarë dhe të afërm.

Kreu i qeverisë është filmuar në një prej kafeve më të famshme të këtij fshati turistik, teksa shihet nën shoqërinë e bashkëshortes dhe të afërmve të tij.