FOTOT/ Sarandë, drejtuesi humb kontrrollin e makinës, përplas 4 makina të parkuara

Një tjetër aksident ka ndodhur paraditen e kësaj të hëne në Sarandë.

Sarandanews.com ka siguruar pamjet nga përplasja e tre automjeteve që ka ndodhur në rrugën “Gjergj Araniti”.

Shoferi i automjetit tip foristradë ka humbur kontrrollin e makinës dhe ka përplasur 4 makina të tjera që kanë qenë të parkuara.

Përplasja ka qenë e fortë, por fatmirësisht nuk ka pasur lëndime në njerëz.