Plagoset me sende të forta i riu në Gjirokastër, pas një konflikti

Një person është plagosur me sende të forta në Gjirokastër, pas një konflikti me një tjetër,

Ai u transportua për të marrë ndihmën mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër, ndërsa autori ka arritur të largohet.

“Rreth orës 12:00, në lagjen “11 Janari”, Gjirokastër, pas një konflikti të çastit, shtetasi P. K., ka goditur me sende të forta shtetasin L. D., i cili u transportua për të marrë ndihmën mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër. Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit P. K.“, sipas policisë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.