Gjendet e pajetë një turiste hungareze në Ksamil

Një turiste hungareze është gjendur e pajetë në Ksamil. Nga policia mësohet se viktima është identifikuar si Sindelyne Erzsebet, 54-vjeçe. Rrethanat e vdekjes së saj ende nuk dihen.

Ndërkohë për të zbuluar detaje lidhur me ngjarjen prokuroria e Sarandës ka kërkuar kryerjen e një ekspertize mjeko-ligjore.