Sarandë, Vlorë, Himarë, vijon operacioni “Bregdeti ynë”, për lirimin e hapësirave bregdetare

Në zbatim të planit operacional të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit “Për kontrollin e vijës bregdetare në drejtim të zaptimit të vijës bregdetare nga subjekte apo persona të cilët nuk janë konfirmuar nga e-Albania”, Task-Forca e veçantë në përbërje të së cilës ka 2 grupe FNSH, 2 grupe të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, shërbime të Komisariatit të Policisë #Vlorë, #Himarë, #Sarandë, Policia Bashkiake dhe struktura të mjedisit të Policisë Bashkiake, kanë vijuar kontrollet dhe verifikimet në territorin e plazhit në qarkun #Vlorë.

Deri në këto momente janë kontrolluar 43 subjekte , të cilat ishin të pajisura me leje dhe nuk janë konstatuar shkelje.

Një ditë më parë janë kontrolluar 71 subjekte, të cilat ishin të pajisura me lejen përkatëse.

Operacioni vijon pa probleme.