Të vrarët në Gërdec dhe 21 janar, Alket Hyseni: Dy botë të ndryshme, dy filozofi të ndryshme

Deputeti i Sarandës dhe i Partisë Socialiste, Alket Hyseni reagoi sot në lidhje me protestat e dhunshme në Tiranë duke akuzuar krerët e opozitës se vranë në 21 Janar 2011 dhe nuk dhanë dorëheqjen, duke sjellë në vëmendje dorëheqjen e Lleshajt pas vrasjes së 25-vjeçarit, Klodian Rasha nga një efektiv policie.

Hyseni duke sjellë shifrat e të vrarëve e të plagosurve në Gërdec dhe më 21 Janar shprehet se:

“Dy botë të ndryshme, dy filozofi të ndryshme”, shkruan Hyseni.

Alket Hyseni sjell në vëmendje se në Gërdec në vitin 2009 pati 26 vdekje, 350 të plagosur. Fatmir Mediu emërohet nga Ministër i Mbrojtjes në Ministër Mjedisi. Më 21 Janar 2011 pati 150 të plagosur, 4 vdekje dhe Lulzim Basha nga Ministër i Brendshëm kalon kandidat për bashkinë e Tiranës dhe më pas kryetar i PD-së.

Përkundër këtyre shifrave vjen dhjetori 2020. Vritet nga një efektiv i policisë Klodian Rasha, jep dorëheqjen Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.