Sherri në Konispol: Një i plagosur dhe një i arrestuar

Komisariati i Policisë Sarandë njofton se Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin L. N., 42 vjeç, banues në Konispol.

Arrestimi i tij u bë pasi, sipas policisë, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin A. M.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.