Rama: Ky është 1 Maji më i vështirë në Shqipërinë demokratike

Kryeministri Edi Rama në ditën Ndërkombëtare të puntorëve  e ka nisur këtë muaj me një dedikim për mjekët, infermierët apo sanitarët e Shqipërisë që po luftojnë në ”vijën e zjarrit”.

Shefi i qeverisë përmes një postimi në shkruan se ky është 1 Maji më i vështirë i Shqipërisë demokratike, është i mijëra heronjve të heshtur falë të cilëve Shqipëria po reziston dhe fiton.

“Mirëmëngjes në ditën e parë të Majit më të vështirë të Shqipërisë demokratike, në 1 Majin më domethënës të punës së mijëra e mijëra heronjve të heshtur të këtij vendi, falë të cilëve Shqipëria po lufton, reziston, fiton”, shkruan kreu i qeverisë.

MIRËMËNGJES????në ditën e parë të Majit më të vështirë të Shqipërisë demokratike, në 1 Majin më domethënës të punës së…

Posted by Edi Rama on Thursday, April 30, 2020