Kalendari i së Parës, ja ku luan Butrinti takimin e parë

Kategoria e Parë ka mësuar ditën e sotme rrugëtimin në sezonin e ri futbollistik, që e rikthen këtë kampionat në një garë me një grup.

16 skuadra pjesëmarrëse do të përballen mes tyre në 30 javë kampionat, me dy faza. Gara nis më 11 shtator 2021 dhe përfundon më 7 maj 2022.

Pas hedhjes së shortit sot, u përcaktuan edhe ndeshjet mes skuadrave. Më poshtë ju sjellim kalendarin e javës së parë në Kategorinë e Parë.

KATEGORIA E PARË – Sezoni 2021/22

JAVA 1
Apolonia-Erzeni
Shkumbini-Vora
Maliqi-Lushnja
Tërbuni-Burreli
Tomori-Korabi
Besëlidhja-Bylisi
Butrinti-Pogradeci
Besa-Turbina