Adrian Gurma takim me ambasadorin e Çekisë: Çelja e Konsullatës në Sarandë e bashkëpunim në fushën e turizmit

Jaroslav Ludva, Ambasadori i Republikës së Çekisë në Tiranë, është pritur sot nga Kryetari i Bashkisë Adrian Gurma, i cili i prezantoi diplomatit çek Sarandën, si një destinacion gjithnjë e më të kërkuar turistik.

Duke nënvizuar rëndësinë e Sarandës, Ambasadori Ludva ka bërë me dije se janë në përfundim procedurat për hapjen e Konsullatës së Nderit të Republikës së Çekisë në Sarandë, e para e këtij shteti në Shqipëri, si dhe është nënshkruar marrëveshja e patrullimit të përbashkët të dy policive, që do të nisë në muajin gusht, në Durrës, Vlorë dhe Sarandë, një vlerë e shtuar e këtij shërbimi në Shqipërië.

“Me Ambasadorin e Republikës Çeke z.Jaroslav Ludva diskutuam sot, mbi mundësitë e bashkëpunimit dypalësh, çeljen e Konsullatës së Nderit në Sarandë, binjakëzimin me një qytet të Republikës Çeke, si dhe hapësira të tjera ndërveprimi me fokus kryesisht turizmin”, shkruan kryebashkiaku Adrian Gurma në postimin e tij.