Butrinti gati për ndeshjen e radhës, synohet fitorja ndaj Memaliajt

Ekipi i futbollit “Butrinti” do të përballet në javën e dytë të këtij kampionati me ekipin e Memaliajt.

Ndeshja në stadiumin “Andon Lapa” do të do të zhvillohet të dielën, në orën 14:00.

Ekipi i drejtuar nga tekniku Milto Gurma, vjen në këtë përballje me një moral të lartë, pas fitores së parë në tranfertë në javën e parë kundër Albpetrolit.

Synimi i Butrintit në këtë duel do të jetë marrja e pikëve të plota përballë Memaliajt që në sfidën e parë humbi në fushën e saj nga Naftëtari me rezultatin 0-2.

Drejtuesit e Klubit të Butrintit kanë kërkuar seriozitet maksimal në çdo ndeshje dhe që të mos nënvlerësohet asnjë prej kundërshtarëve të grupit B në kategorinë e dytë. /Sarandanews.com/