Njeriu që ringriti Butrintin, Adrian Gurma uron skuadrën: Më të mirët

Ka një meritë të jashtëzakonshme në rigritjen e ekipit, ku fal investimeve të tij sot Butrinti arriti të mbyll me sukses edicionin futbollistik duke u ngjitur në Kategorinë e Parë.

Bëhet fjalë për presidentin e ekipit Adrian Gurmën, i cili gjatë gjithë edicionin, ashtu si dhe sot, ka qenë preznet në stadium në çdo sfidë për të mbështetur skuadrën.

Pas përfundimit të ndeshjes, Gurma festuar së bashku me ekipin këtë sukses të merituar.

“Më të mirët❤️⚽️??”, shkruan kryebashkiaku Sarandës në postimin e tij.

Butrinti u rikthye në Kategorinë e Parë pas 5 vitesh. Ishte Mario Gurma heroi i fitores 1-0 në finalen e “Play-Out”-it ndaj Orikut, që bie zyrtarisht në Kategorinë e Dytë.

Kujtojmë që më parë, sarandiotët kanë kaluar Devollin e Labërinë.