FOTO/ Këta janë dy nga autorët e plagosjes në Sarandë, qëlluan Spiro Iljadhin e “ORANGE” dhe turistin shqiptaro-amerikan

Keta jane dy prej atuorëve të dyshuar të plagosjes së pronarit të Club “ORANGE” në Sarandë, dhe të një turisti nga Tirana, me shtetësi shqiptaro-amerikane.

Personat që shikoni në foton e mësipërme janë Visi Caushi dhe Redjan Hadëri.

Këta shtetas, bashkë me vëllain e Visi Caushit, Andrea Caushi, dyshohet se kanë plagosur me armë zjarri shtetasin Spiro Iljadhi, 35 vjeç, banues në Sarandë dhe një kalimtar të rastit shtetasin Marin Jano 33 vjeç, banues në Tiranë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.