Nga ish-efektiv policie në drejtues Prokurorie në Sarandë/ Kush është Sali Hasa që u arrestua sot nga SPAK

Prokurori i në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Sarandë, Sali Hasa, është prangosur ditën e sotme nga SPAK me akuzën për korrupsion. Burime për Report Tv bëjnë me dije se disa vite më parë Sali Hasa ka qenë efektiv policie dhe më pas drejtues i Komisariatit të Peqinit.

Nga një kërkim i thjeshtë në internet rezulton se ndaj Sali Hasës është kryer një hetim disiplinor nga KLP, pas ankesave dhe informacioneve të marra për abuzime dhe qëndrim jo korrekt në detyrë.

Po ashtu në media emri i tij është lakuar pasi qyetarë të ndryshëm janë ankuar se mban peng hetimin e dosjeve. Sakaq një grup banorësh të fshatit të Kakomesë kallëzuan penalisht tre prokurorë mes tyre edhe Sali Hasën pasi sipas tyre po zvarrisin hetimin për vjedhjen e pronave të tyre në Kakome me dokumente false.

Prokurorët Lorenc Mërkuri, Ilir Hoxha dhe Sali Hasa sipas banorëve kishin në hetim çështje penale të vjedhjes së pronave të Kakomesë me dokumenta false dhe nuk marin masa duke dyshuar se janë bashkëpunim me krimin dhe akuzohen nga banorët e fshatit Nivicë.