Humb jetën në lule të rinisë vajza e ish-deputetit, Vangjel Tavo

Vajza e ish-deputetit Vangjel Tavo ka humbur jetën në një aksident rrugor të ndodhur në Tetovë.

Lajmin e trishtë e bën me dije vetë ish-deputeti i LSI përmes një njoftimi në Facebook.

Eva Tavo u nda nga jeta në moshën 24-vjeçare.

“Këto janë fjalët më të vështira që shkruaj në jetën time. Vajza ime e madhe Eva u nda nga jeta në kulmin e rinisë, në moshën më të bukur, siç ishte edhe vetë ajo. Varrimi bëhet ditën e enjte, datë 30 nëntor, ora 11:00 në Jorgucat, Gjirokastër”, shkruan ai.