Mbyllja e sezonit, trajneri Delvinës mesazh falenderimi lojtarëve

Trajneri i skuadrës së Delvinës, Donald Mehmeti, përmes një mesazhi ka falenderuar ekipin e tij pas mbylljes së sezonit.

Edhe pse Delvina nuk ka qenë në nivlet që pritej, tekniku Mehmeti shprehet se një rol në ndikimin e rezultateve ka pasur dhe arbitrimi.

Ai shprehet se sezonin e ri shpreson që Delvina të ngjitet një kategori më lartë.

“Të dashur sportdashës dhe dashamirës të ekipit të Delvinës.

Me privilegjin dhe përgjegjësinë e statusit të trajnerit të ekipit,dëshiroj që në mbyllje të këtij sezoni të shpreh falenderime të përzemërta për mbështetjen tuaj në këtë rrugëtim emocionues edhe të bukur.

Nëpërmjet këtij statusi dëshiroj të shpreh mirënjohje plotësisht të ndjerë për të gjithë lojtarët të cilët ishin korrekt dhe respektues në marrëdhënie me mua dhe seancat stërvitore, të cilat prodhuan sukses në shumë ndeshje të rëndësishme brenda dhe jashtë fushe gje e cila u pasqyrua me një pozicion komod në tabelën e klasifikimit.

Pranoni ndjesën tonë për mungesën e performancës së mirë në disa ndeshje ku në disfavor nuk patëm vetëm dobësitë tona por edhe gjykime jo korrekte arbitrash.

Futbolli është ushqim shpirtëror dhe si i tillë ne u munduam ta servirnim tek ju në formën më të mirë me mundësitë që patëm edhe pse rrugët kalonin mes vështirësish dhe sakrificash.

Mire u takofshim sezonin e ardhshem.
Zoti na ndihmoftë t’ju bëjmë krenar dhe ta çojmë të gjithë bashkë Delvinën në një kategori më lartë”, shperet trajneri Delvinës Donald Mehmeti. /Sarandanews.com/