Dhunoi denoncuesen, SHÇBA pezullon nga detyra inspektorin e policisë së Himarës dhe nënkomisarin

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) ka pezulluar nga detyra dy punonjës policie.

Bëhet me dije se është pezulluar nga detyra N/Komisar XH.Q., me detyrë Shefi Seksionit për Rendin dhe Sigurinë Publike në Komisariatin e Policisë Himarë dhe  inspektor K.S., me detyre SPZ në Njësinë Administrative Lukovë, Himarë.

Procedimi ka filluar mbi bazën e kallëzimit të një shtetaseje për veprën penale të “Kryerjes së veprimeve arbitrare”. Një grua ka denoncuar inspektorin K.S., për dhunë për këtë e ka pësuar edhe nënkomisari.

Njoftimi i plotë i SHCBA:

Vlorë – SHÇBA, në kuadër të procedimit penal nr.1522/2020, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë ekzekutoi urdhërin e Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, për punonjësit e Policisë:

• N/Komisar XH.Q., me detyrë Shefi Seksionit për Rendin dhe Sigurinë Publike në Komisariatin e Policisë Himarë;

• Inspektor K.S., me detyre SPZ në Njësinë Administrative Lukovë, Himarë.

Procedimi ka filluar mbi bazën e kallëzimit të një shtetaseje për veprën penale të “Kryerjes së veprimeve arbitrare”, pasi është ushtruar dhunë ndaj denoncueses, nga ana e Inpektorit K.S.

Ekzekutimi i urdhërit u pasqyrua me proces-verbalin përkatës dhe materialet u vunë në dispozicion të Prokurorisë së Rrethit Vlorë. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

SHÇBA mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të shkeljes së ligjit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.