Ilir Meta: Po fitoi Rama, iki si president dhe dal në opozitë

Ilir Meta ka thënë sot se do të largohet si President nëse Edi Rama fiton mandatin e tretë pa prekur votën.

Ai deklaroi se nëse kjo ndodh, pas 25 Prillit do t’i bashkohet opozitës.

“Në këtë tokë Zot është populli i Shqipërisë, pikë! Mori Edi Rama 71 mandate? Unë më 26 prill do të jap dorëheqjen, kaq do ta bëj, siç bëri Ramiz Alia. Nëse ai merr 71 mandate, pa prekur votën e popullit, unë do të jap dorëheqjen dhe unë do të kaloj në opozitë, sepse unë respektoj demokracinë.

Ama nëse preket një votë e lirë e shqiptarëve, këtu historia mbaron. Nuk më intereson fare, unë besoj te vota e lirë dhe demokracia. Kam qenë student i dhjetorit dhe kam dalë në një protestë e rrezik të madh, nuk e dinim cfarë do të ndodhte me mua e të tjerë. Mendonim ku do na cojnë, në Spac e diku tjetër, kur na futën në furgon. Ramiz Alia ishte një njeri që i thirri mendjes dhe nuk e pati mbylljen aq të keqe.

 

Dy gjëra janë degraduar, që jemi kaq mbrapa ne, jemi këtu sepse nuk kemi treguar respektin tonë ndaj vetes dhe votës sonë, e kemi dorëzuar apo treguar, e dyta se kemi toleruar prekjen e Kushtetutës dhe kjo ka sjellë këtë situatë, që të kapet shtet” – tha Presidenti.

 

Në News24, Presidenti u ndal edhe tek 2 Marsi i dy viteve më parë kur kërcënoi me përmbysjen e qeverisë.

Sot, Meta nuk e sheh si dështim këtë përmbetim të tij, por si një moment reflektimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *