E gjithë vëmendja tek ndeshja e nesërme, tifozët e Butrintit karikojnë skuadrën

Ditën e nesërme Butrinti do të luajë ndeshjen më të rëndësishme të këtij sezonit përballë Orikut.

Ky duel do zhvillohet të shtunën në orën 16:00 në stadiumin “Selman Stermasi”, ku do vendoset se kush do jetë pjesë e Kategorisë së Parë sezonin e ardhshëm.

Në prag të kësaj sfide, tifozët e Butrintit në faqen e “KS Butrinti” ka karikuar skuadrën për këtë takim.

POSTIMI

Nuk ka rendesi koha qe kemi kaluar sebashku, sa here jemi, merzitur apo gezuar me njeri tjetrin ajo do ngelet pjese e kujtimeve tona.

Ajo qe SOT ka rendesi eshte qe duke filluar qe NESER te hedhim bazat per nje rifillim te ri.

Neser do te kete vetem nje mundesi dilni ne fushe dhe fitoni.

Mjafton vetem pak mjafton ta kerkosh dhe mund te beheni ai grup lojtaresh qe riktheu BUTRINTIN nje kategori me lart.

Skemat dhe Taktikat i di stafi, por na besoni ajo cka ne kerkojme eshte deshira qe ju te jepni maksimumin ne cdo minute te lojes.

Ndonjehere fiton dhe ai qe ka me shume deshire, kush eshte me i pergaitur, ne nje moment te caktuar, kush eshte i pari kush eshte me i vemendshem ne cdo detaj.

Dhe nese ne cdo moment do te jeni te gatshem per te luftuar, per te vuajtur, per te derdhur djersen per bluzen qe mbani veshur, per te ndihmuar shokun tuaj do te dilni fitimtar.

Na besoni apo jo syte tona jane tek ju, ne cdo dyluftim tuajin cdo tifoz yni “do te deshironte te ishte aty ne fushe ne krahun tuaj per tju dhene nje dore ndihme”.

Por futbolli eshte i tille eshte qe ju ne fushe dhe ne ne tribune, te japim maksimumin ose te bejme ate qe kemi bere deri tani, per te rikthyer Butrintin nje kategori me lart.

Nuk ka asgje te lehte ka ardhur momenti te arrini ate qe mundesia ju afron, dilni ne fushe dhe FITONI.

Mjafton te besoni qe jemi shume prane.

FORCA BUTRINTI.