Delvinë, ndahet nga jeta mësuesi i njohur Jasin Berberi

Jasin Berberi mësuesi i njohur nga Delvina është ndarë sot nga jeta.

Në një postim në rrjetet sociale kryebashkiakja Majlinda Qilimi i ka përcjellë ngushëllimet familjarëve për ndarjen nga jeta të të afërmit të tyre, i cili është vlerësuar dhe titullin “Qytetar Nderi”.

POSTIMI

..” E dua qytetin tim të lindjes, Delvinën e lashtë dhe me tradita historike, patriotike, kulturore e qytetare sa s’ka më, se këtu u linda dhe u rrita, punova, jetova një jetë të tërë dhe pres me qetësi fundin”… janë këto fjalë të thëna nga Z. Jasin Berberi në librin e shkruar prej Tij me titull “Xhelal Berberi, flamurtar i shqipes”.

Fatkeqësisht dita e fundit e jetës së Tij ,ishte dita e sotme.

Qyteti që aq fort e deshi mësoi lajmin e dhimbshëm të ndarjes nga jeta të mësuesit pasionant, që për vite me radhë edukoi një sërë brezash dhe që me të drejtë e plot meritokraci,

Këshilli Bashkiak Delvinë e ka vlerësuar me titullin “Qytetar Nderi”

Lamtumirë Profesor Jasini!

Ngushëllime familjarëve për humbjen e njeriut të dashur!