VIDEO/ Vesel Koçiu përplaset me Agron Shehajn për organizimin e takimit në Sarandë

Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ka zhvilluar një takim me demokratët e Sarandës ku ka folur për projektin e tij për të rikthyer opozitën në pushtet.

Pjesë e takimit ishte dhe kreu i degës së PD Sarandë, Vesel Koçiu, i cili është nuk kishte zgjedhur për të qenë në krah të Shehajt, por ishte ulur si spektatorë, madje dhe pati një përplasje me Z. Shehaj.

Shkak u bë mënyra e organizimit që kishtë përgatitur dega e PD Sarandë me në krye Vesel Koçiun, e cila në prapaskenë ishte e organizuar që të kishte sa më pak pjesëmarrje në takim.

Dhe pasi skenari i Koçiut u zbulua, ky i fundit u justifikua përballë Shehajt duke u shprehur se i hidhte poshtë këto pretendime.

Edhe Shehaj vetë e kaloi me ironi këtë situatë të krijuar nga Vesel Koçiu duke e falenderuar për pjesëmarrjen. /Sarandanews.com/