Sali Berisha dhe militantët e tij futen në PD, shkelmohet dera e sallës së mbledhjeve

Sali Berisha ka shkuar në selinë e Partisë Demokratike këtë të martë për të zhvilluar një mbledhje të Komisionit të Rithemelimit.

Ish-kryeministri udhëheq grupin që është futur brenda ambienteve të selisë.

Por teksa ka mbërritur në selinë blu, dera ku do të zhvillohet mbledhja e komitetit ishte e mbyllur dhe u hap me forcë nga njëri prej pranishmëve.

Berisha dhe anëtarët e komisionit u futën brenda dhe nxorën median jashtë.

Paralelisht, në një prej sallave të tjera në seli, kryetari Lulzim Basha po zhvillon një mbledhje tjetër.