VENDIMI/ Këshilli Bashkiak i Delvinës: Të vendoset skulptura në bronz e aktores Hajrie Rondo

Qytetit të Delvinës do t’i shtohet një tjetër skulpturë në bronx që do të vendoset në sheshin qendror të tij, ajo e aktores Hajrie Rondo.

Vendimi është marrë nga Këshilli Bashkiak i Delvinës me 11 vota pro.

Në sheshin qendror të qytetit qëndron skulptura e bronxtë e Sulejman Delvinës, ndërkohë një tjetër figurë do të shtohet në sheshin pranë kinoteatrit të qytetit.

Skulptura është realizuar nga skulptori Kreshnik Xhiku, një skulptor delvinjot.

Hajrie Rondo lindi më 1 mars 1951 në Delvinë. Ajo ka interpretuar në të gjitha gjinitë. Rondo ka luajtur rreth 120 role në teatër dhe rreth 40 role në filma, mes të cilëve mund të përmendim filmin tepër të njohur për shqiptarët “14 vjeç dhëndër”.

Aktorja e njohur e kinematografisë shqiptare, Hajrie Rondo, ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare në 9 shtator 2017.