Rama nxjerr pamjet nga rruga panoramike e Kurveleshit: Lidh historinë e Tepelenës me bregdetin e Jonit

Gjirokastra dhe Tepelena do të jenë më afër bregdetit të jugut duke mundësuar kështu qytetarët jo vetëm të shijojnë ujin e kristaltë, por edhe vetë zona të përthithë sa më shumë turistë të huaj por dhe vendas.

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video ku shfaqen aksi i ri i asfaltuar në zonën e Malësisë së Kurveleshit dhe bukuritë mahnitëse natyrore që të ofron rruga panoramike.

Ky aks i ri sjell një zgjerim të ofertës turistike duke krijuar lidhje me turizmit malor dhe bregdetit, shkurton distancës dhe lehtëson transportin për qytetarët.

“Mirëmëngjes dhe me rrugët që lidhin historinë e Gjirokastrës e Tepelenës mes bukurive natyrore të malësisë së Kurveleshit deri në bregdetin e Jonit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.