Super Butrinti, mposht Labërinë dhe është 1 ndeshje larg ngjitjes në Kategorinë e Parë

Butrinti ka marrë një tjetër fitore të madhe në ndeshjen e sotme të “play off” përballë një rivali të vështirë sicc është Labëria.

Sfida e zhvilluar në stadiumin “Roza Haxhiu” të qyteit të Lushnjes u mbyll me rezultatin minimal 1-0 në favor të sarandiotëve, të cilët zhvilluan një 90 minutësh mjaft të bukur duke e dominuar totalisht takimin.

Golin e vetëm të fitores për skuadrën e drejtuar nga Milto Gurma e shënoi Xhulio Mirani në minutën e 17-të.

Pas kësaj fitoreje Butrinti është vetëm një ndeshje larg ngjitjes në Kategorinë e Parë. /Sarandanews.com/