Adrian Gurma uron skuadrën pas fitores: Suksese në finale çuna, jeni më të mirët

Presidenti i skuadrës njëkohësisht dhe kryetari i bashkisë së Sarandës Adrian Gurma ka uruar skuadrën pas fitores së merituar në sfidën e sotme kundër Labërisë.

“Suksese në finale çuna. Jeni më të mirët. Forca BUTRINTI”, shkuran Gurma që ka postuar foton duke festuar me ekipin nga dhomat e zhveshjes.

Butrinti fitoi në sfidën e sotme me rezultatin 1-0 fal një goli të shënuar nga Mirani.

Pas këtij suksesi skuadra e drejtuar nga Milto Gurma është vetëm një ndeshje larg ngjitjes në Kategorinë e Parë.

Në ndeshjen e fundit Butrinti do përballet me Orikun. Ky takim do të luhen në fusha neutrale, nga ku do të përcaktohen skuadra që do të militojnë në Kategorinë e Parë sezonin e ardhshëm./Sarandanews.com/